Krimi në Nikël/ Vrau fqinjin Artur Çangu me armë zjarri, arrestohet pas disa orësh arrati autori Që nga 15 tetori, policia ka ndëshkuar me gjobë rreth 24 mijë qytetarë në të gjithë vendin, për mosmbajtjen e maskës.
Në mes tyre ka pasur edhe qytetarë që janë konstatuar për herë të dytë pa maskë, të cilët janë ndëshkuar me nga 50 mijë lek të vjetra. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo të hapura, tashmë është detyrim, por së fundmi vihet re një tendencë në rritje e personave që refuzojnë t’i japin kartën e tyre të identitetit patrullave të policisë kur kjo e fundit i konstaton pa maskë.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë së shtetit, janë shoqëruar 269 individë në komisariate për shkak se kanë refuzuar të tregojnë identitetin e tyre. Më pas u janë bërë verifikimet, janë ndëshkuar dhe më pas janë lënë të lirë.
Në pyetëm edhe qytetarët se cili është mendimi i tyre për persona që lëvizin pa maskë në rrugë.
Policia, çdo ditë ndëshkon shkelësit e rregullit për mbajtjen e maskës. Në vetëm pak minuta, në qendër të Tiranës, një patrullë ndëshkoi disa persona për mosmbajtjen e maskës, megjithatë pjesa më e madhe e qytetarëve rezulton që të jetë ndërgjegjësuar.
Top Channel