Sajmira Laçi

Sajmira Laçi është mjekja e cila ka firmosur tamponin e falsifikuar për covid-19 të një 20-vjeçareje, ku kjo e fundit ka tentuar së fundmi të kalojë në doganën e Kakavijës, por është pikasur nga autoritetet greke.

Top Channel ka siguruar tamponin e falsifikuar që duket falsifikimi total i bërë në të dhe ku e vetmja gjë e saktë është firma e mjekes.

Sajmira Laçi, ka mbajtur më parë postin e Drejtoreshës së Shëndetit Publik në Pukë dhe deri vonë ka qenë mjeke në qendrën shëndetësore në Kamëz, ndërsa ka qenë e angazhuar edhe në politikë. Në vitin 2017 ka qenë kryetarja e LSI në Shkodër.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se për falsifikimin e tamponëve është një linjë e koordinuar personash dhe se me këto teste po ikin shumë njerëz nga kufiri edhe me Malin e Zi.

Kujtojmë se së fundmi në doganën e Kakavijës u regjistrua një ngjarje e paprecedentë, ku një 20-vjeçare është kapur me testin e falsifikuar të covid-19. Top Channel mëson se e reja quhet Kostandina Tomaj, ndërkohë që në fletën e printuar prej saj ishte edhe logoja e një laboratori privat i licensuar për kryerjen e tamponëve por që nuk ka lidhje me veprimin e paligjshëm të kryer nga 20-vjeçarja.

Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

Të arrestuarit janë  Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.

Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

FOTO GALERI
1/4
Tamponi i falsifikuar

Top Channel