Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse, 49.000 maska dhe 4500 veshje mbrojtëse.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka theksuar me këtë rast se Hungaria gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën.
“Këto ndihma janë më së të nevojshme për qytetarët tanë në luftën pandemike dhe në frontin e përbashkët në luftimin e COVID-19. Kjo na forcon, na jep kurajë të vazhdojmë dhe ta rrisim kujdesin, mbi të gjitha me mjetet mbrojtëse, me masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, por edhe për qytetarët aty ku ne po mundemi që t’u dalim në ndihmë”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa ambasadori Bencze, ka thënë donacioni do të shërbejnë për shëndetësinë e Kosovës, duke uruar që kjo pandemi të kalojë sa më lehtë.
Top Channel