Obezitet është një sëmundje kronike që ,mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson atë si një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse si:

• Sëmundjet kardiovaskulare
• Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
• Tensioni i lartë i gjakut
• Diabeti
• Kanceri
• Probleme frymëmarrjen

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi. Në këtë artikull tregohet për strategjitë e aprovuara nga shkenca që funksionojnë në parandalimin e obezitetit. Nëse ju konsumoni më shumë kalori se sa i duhen trupit, teprica ruhet si depozitë dhjamore. Ekspertët thonë se që të shmangni obezitetin hani aq sa keni nevojë dhe në racione më të vogëla. Idea është që të mbushni pjatën më shumë me fruta perime se makarona, bukë apo oriz.

Më Shumë Fruta Dhe Perime
Ushqehuni me produkte të pasura me fibër të cilat treten ngadalë dhe balancojnë sheqerin në gjak. Fasulet, drithërat e plota, arrorët, farat janë burime të mira të firbrës. Frutat e pyllit, mollët, dardhat apo perimet pa niseshte janë gjithashtu alternative të shëndetshme.

Më Pak Sheqer e Ushqime Të Përpunuara
Sa më shumë ushqime të shpejta e të përpunuara të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë. Këto produkte ju ngopin shpejt dhe po aq shpejt ju merr uria. Në rastin e të ëmblave, hajini ato me karar.

Kujdes Me Pijet e Gazuara
Pirja e lëngjeve të tilla në ditë ju bën të shtoni minimalisht 3 kg në vit. Edhe pijet ‘dietike’ janë fajtore për shtimin në peshë sepse përmbajnë ëmbëlsues artificialë që mashtrojnë trupin duke e bërë të kërkojë më shumë të ëmbla.

Aktiviteti Fizik
Synoni të ushtroheni të paktën 150 minuta në javë ose 30 minuta çdo ditë. Ky është minimumi i mundshëm i rekomanduar nga ekspertët. Nëse dëshironi të humbisni më shumë në peshë kryeni aktivitet fizik për të paktën një orë në ditë.

Gatuani Në Shtëpi
Nëse gatuani në shtëpi do të jeni më të motivuar të ushqeheni shëndetshëm dhe të mos konsumoni alternativa të dëmshme ushqimore. Gatuani sa më shumë perime dhe hani sa më shumë fruta.

Kujdes Me Stresin
Stresi është përgjegjës për ushqyerjen jashtë normales gjë që padyshim nxit mbipeshën. Ai kryesisht nxit neps për të ëmbla, të kripura, të përpunuara dhe ushqime të pashëndetshme. Fokusohuni tek frymëmarrja, ecni shumë dhe përpiquni t’i shmangeni thirrjes joshëse të frigoriferit./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA