Top Story zbulon skemën e abuzimit, plehrat e Kamzës faturohen si të Tiranës nga kompania e nipit të deputetit

17/11/2020 22:52

Top Story u interesua, nëse mes Sharrës dhe Bashkisë Kamëz, kishte një kontratë për depozitimin e mbetjeve,

“Jo, aktualisht nuk ka kërkesa apo depozitm për mbetjet urbane nga bashkia Kamëz” u shpreh Elton Bualli, drejtor i IEBV Tiranë.
“Bashkia Kamzës ska kontratë me landfillin e Sharrës, por kompania realisht e ka realizuar deri në këtë moment, se si ka operuar është pjesë e saj nuk..” u shpreh Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz .

Fabula është shumë e thjeshtë. Kompania e nipit të Sadri Abazit menaxhon mbetjet e Tiranës, në zonën 3, që përfshin Kombinatin dhe rrethinat e saj.
Makineritë e tij të pastrimit kalojnë edhe në zonën e Kamzës për të mbledhur mbetjet, dhe i depozitojnë në Sharrë duke i deklaruar sikur janë të Kombinatit. Kjo vërtetohen nga pamjet filmike dhe deklaratën e shoferit të Alko Impex.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA