Spanja apo Gjermania! Sot luhet aksesi në “Final Four”

17/11/2020 15:29

Spanja dhe Gjermania do të masin forcat mes tyre sot në mbrëmje në stadiumin e Sevijës në orën 20:45 në një përballje që përplas dy skuadrat e para të grupit dhe ato që luajnë shansin për të shkuar në Final Four, formatin e shpikur nga UEFA për Ligën e kombeve.

Panxerat kanë 9 pikë ndërsa La Roha është në kuotën 8, kjo e fundit e detyruar të fitojë për të marrë biletën që do ta çonte në raundin tjetër.

Plot 10 javë pas barazimit në takimin hapës të grupit, Spanja dhe Gjermania do të kërkojnë të lënë pas krahëve zhgënjimin që provuan në edicionin hapës të Ligës së Kombeve. Iberikët dështuan për të thyer Kroacinë në Zagreb dhe u shtangën nga përmbysja e madhe e Anglisë tre ditë më vonë në “Wembley”, pikërisht ndaj nënkampionëve të botës.

Në krahun tjetër “Panzer”-at e mbyllën aventurën e tyre në edicionin hapës të UEFA Nations League thjesht me dy barazime gjithsej, një me Francën në ndeshjen hapëse dhe tjetrin me Holandën në shtëpi në takimin përmbyllës, duke u renditur në përfundim në shkallën më të ulët, të tabelës së klasifikimit. Këto dy kombëtare janë përballur 24 herë në histori, duke përfshirë miqësoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA