Nga dhuna ndaj gruas te vjedhja/ Tiranë, kapen 2 të shpallur në kërkim dhe arrestohen 5 të tjerë

17/11/2020 11:52

Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar janë kapur dhe ndaluar në Tiranë, si dhe janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për E. G., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi F. O., 20 vjeç, edhe ky i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 05.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Sh. dhe më datë 13.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. N.

Nga ana tjetër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nj. K., 24 vjeç, pasi në rrugën ”Todi Shkurti”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa dhe ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasit V. Sh. dhe S. P.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.P., 49 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

U. K., 44 vjeç, dhe D.M., 62 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

F. D., 52 vjeç, pasi në aksin rrugor Vorë–Marikaj, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

-Më datë 16.11.2020, ora 21:00, në rrugën “Manhatan”, në Kamzë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë është dëmtuar në kokë shtetasi D. U., 54 vjeç, banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas vuan prej vitesh nga sëmundja e epilepsisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel