Dëshmitari përballë analistëve/ Dëshmitari më i besueshëm i masakrës së Krushës, dje u sulmua si gënjeshtar

17/11/2020 15:17

Milaim Bellanica, dëshmitari i vetëm i masakrës së Krushës, i vetmi që mbeti gjallë mes personave që u zgjodhën të ekzekutoheshin.

Ai është një zë i besueshëm dhe shumë i fortë që tronditi gjithë botën pas transmetimit të pamjeve që ai filmoi. Por dje Bellanica u akuzua si gënjeshtar nga analistë që në 1999 ishin spektatorë të thjeshtë të heroizmit të tij në dokumentimin e masakrave serbe në Kosovë. Ja çfarë u tha dje për Bellanicën.

Po kush është Bellanica dhe përse ai duhet të gënjente për kasetën e provës që Lulzim Basha i morri atij në prillin e vitit 1999 në Kukës. Cfarë interesi ka ai të gënjejë? Bellanica, jeton në Krushë, fshatin e tij të lindjes nga I cili u detyrua të largohej për disa kohë për shkak të pastrimit etnik që Serbia i bëri shqiptarëve në pranverën e 1999.

Ai është bërë shumë i njohur në vendin e tij sepse është dëshmitari i vetëm i mbijetuar mes qindra shqiptarëve që ushtria serbe kishte zgjedhur të ekzekutonte me gjakftohtësi. Bellanica, arriti të fshihej në një hapësirë të ngushtë mes murit të shtëpisë ndërsa prej andej dëgjonte krismat dhe zërat e ushtarëve serbë që mësynë fshatin. Me vete mbante edhe një kamera amatore me të cilën regjistroi zërat e ushtarëve serbë që thoshin se do të vrisnin 500 shqiptarë në atë fshat, e më pas dëgjoi krismat. Pasi doli nga vendstrehimi ai filmoi masakrën, pamjet e së cilës tronditën botën. Bellanica, një fshatar nga Krusha u bë dëshmitari më i besueshëm dhe i fortë i masakrave serbe.

Këto pamje janë filmuar prej tij, e më pas Bellanica është intervistuar dhe i ka treguar një pjese të madhe të mediave ndërkombëtare. Jo vetëm kaseta e filmuar prej tij, por edhe vetë ai është dëshmitari më i vërtetë i masakrës më të madhe që ndodhi në Kosovë gjatë luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA