Në një kohë kur Lulzim Basha ka zgjedhur të mos ti japë përgjigje akuzave të Milaim Bellanicës se zhduku kasetën e masakrës së Krushës së Madhe dhe ato të komandantit të UCK Latif Gashi se Basha u soll si polic ku e arrestuan dhe jo përkthyes, dalin në dritë detaje të reja se çfarë ka bërë zoti Basha kur punonte në Kosovës.
Është Taulant Balla numri dy i PS ai i cili sot publikoi këtë dokument, një CV të zotit Basha dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kur ai ishte deputet.
Vetë me dorën e tij Basha ka shkruajtur se në vitin 1999 ishte përgjegjës operacional pranë Zyrës së Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi në Tiranë.
Ndërsa për vitet 2000-2004 Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK.
Basha mësohet se për katër muaj ka punuar ngushtësisht me prokurorët në Kukë, gjatë pranverës së vitit 1999 si përkthyes gjatë intervistimit të gati 700 kosovarëve që kanë dëshmuar keqtrajtimin e tyre nga ushtria serbe.
Top Channel