Kryeministri Edi Rama ndërsa ka shpjeguar investimet në rrjetit e ujit të pijshëm, u pyet nëse ai vetë e konsumon këtë ujë, dhe nëse djali i tij, Zaho Lahet me këtë ujë.

Zoti Rama e pini ujin që vjen në banesë?

Rama:Që unë e pij mos ki asnjë dyshim, ndërsa për mesataret u referova faktit që Tirana ka një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë, ka zona që janë 24 orë dhe të tjera jo. Po kështu mund të them për Durrësin, kemi bërë atje një investim madhor me banken botërore. Me agjensine franceze të zhvvillimit po firmoset marrëveshja për pjesën tjetër të Durrësit.

Por që po e them, unë ujin në shtëpinë time e pi që ta dish.

E lanin Zahon me ujin e rrjetit, se shumë thonë ka klor?

Rama: Dy herë në ditë madje, se ai ka shumë qejf të lahet, nuk lahet me ujë shiu. Nëse do të ndihmoj për fëmijët mund të ta tregoj se sa i mirë është në të gjitha.

Top Channel