![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_cmsv2_4c6b29a7-af34-5071-ac15-0de1a0dd9c8c-9050668_sd-800x450.jpg)
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se edhe më shumë amerikanë mund të vdesin nëse administrata Donald Trump vazhdon të bllokojë transferimin e pushtetit.
Biden tha se Trump mund ta shkaktojë atë, veçanërisht kur bëhet fjalë për planin e vaksinimit.
“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi”, paralajmëroi Biden i pyetur nga mediat se çfarë mund të shkaktojë refuzimi i Trump-it për të pranuar humbjen.
Biden tha se ata kishin nevojë për një plan për të vaksinuar 300 milionë amerikanë dhe pyeti se ku ishte plani.
“Është një ndërmarrje e madhe. Nëse presim deri më 20 janar për të filluar me planet do të vonohemi vetëm një muaj… Prandaj është e rëndësishme ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur për t’u koordinuar tani,” tha Biden.
Top Channel