Një 11-vjeçare e trazuar ka vrarë veten pasi përdhunuesi i saj u lirua me kusht, megjithë akuzat e tmerrshme.
Funerali i Annaliesse Ugle u mbajt sot në Australi teksa familjarët e hidhëruar i dhanë lamtumirën emocionale.
Qindra njerëz kishin ardhur të nderonin vajzën e vogël.
Annaliesse vrau veten pasi përdhunuesi i saj 67 vjeçari Peter Frederick Humes, u lirua me kusht.
Vajza që i përkiste popullsisë etnike indigjene australiane ishte stresuar kur mësoi se Humes ishte lënë i lirë, megjithë akuzat e sulmit seksual ndaj një fëmije në moshën 13 vjeç, dhe akte të turpshme.
Ajo raportohet se ishte abuzuar nga viti 2014 deri në 2018.
Muajin e kaluar familjarët e tronditur të saj mbajtën protestë të heshtur para parlamentit të Australisë, duke kërkuar miratimin e ligjit “Annalisse”, për të siguruar që çdo i akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve të mbetet në burgim deri në zhvillimin e gjyqit.
Mediat vendase thonin se nëna e saj Samantha Wilson tha: “Dua që Parlamenti të kalojë ligjin e quajtur sipas Annaliesse, për të mbrojtur fëmijët si ajo, që duhet të ishin mbrojtur. Vajza ime e vogël ishte e tmerruar”.
Ajo shtoi se Annaliese ishte një vajzë e lumtur dhe inteligjente që pëlqente videot në TikTok
Kryeministri i Australisë perëndimore Mark McGowan pranoi se polici kishte gabuar me lirimin e sulmuesit.
Ai tha: “Unë kam vetë një vajzë 11-vjeçare. Duket qartë se është bërë një gabim. Policia duhet ta pranojë këtë”.
Top Channel