“Shtëpia e Verdhë”/ Muhamed Veliu debaton me Fahri Balliun: Prokurori dha fakte, qeveria nuk e vendosi dorën në zjarr

16/11/2020 21:44

Në studion e emisionit “Open” u fol mbi çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”.

Lidhur me temën, mes publicistit Fahri Balliu dhe gazetarit të Top Channel shpërtheu një debat. Sipas Veliut, prokurori shqiptar i asokohe, Arben Dyla i ka quajtur trillime akuzat e Carla Del Ponte për krime lufte ndaj UÇK-së, duke shtuar se qeveria e atëhershme nuk e vendosi dorën në zjarr për këtë gjë.

Ndërkohë, Balliu reagoi duke thënë që të mos bëhet montazh faktesh dhe se çështjen e “Shtëpisë së Verdhë” e ka fabrikuar Dick Marty-n.

 

Muhamed Veliu: Është shkuar në “Shtëpinë e Verdhë” pa asnjë proces verbal, janë marrë sende për prova të trafik organesh dhe provat janë zhbërë. Kontrolli është bërë në vitin 2004 dhe në vitin 2008 i dërgon një letër Presidentit dhe kryetarit të parlamentit. Në vitin 2008 askush nuk e vendosi dorën në zjarr për atë. Prokurori shqiptar në vitin 2008 i dërgon një letër Presidentit ku i thotë unë kam marrë pjesë në kontrollin e Shtëpisë së Verdhë, akuzat e Carla del Ponte janë trillime, atëherë pse shkon voton Pro Arben Rusmajli atje.

Fahri Balliu: Këto nuk kanë lidhje.

Muhamed Veliu: Këto janë gjeneza.

Fahri Balliu: Mos bëj montazh.

Muhamed Veliu: Jo janë fakte. Prokurori Arben Dylën se mori askush seriozisht atë kohë. Është njeriu i cili ka udhëhequr hetimet.

Fahri Balliu: Ai të dilte nëpër media.

Muhamed Veliu: Po ka dalë.

Fahri Balliu: Çështjen e Shtëpisë së verdhë e fabrikoi Dick Marty-n si linjës serbo-ruse dhe nuk flet njëri për shtëpinë e verdhë.

Muhamed Veliu: Prokurori ka bërë detyrën në kompetcitetin e tij, shteti nuk është marrë.

 

Top Channel