Rama: PD-ja kalli mes shqiptarëve dëshpërimin ekstrem duke përdorur COVID-in

16/11/2020 13:20
Kryeministri Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, ku do të votohet Buxheti i vitit 2021 tha se çdo strategji e marrë është bazuar nga Komiteti Ekspertëve i përbërë nga persona profesionistë.

Ai thekson se anëtarët e PD-së lanë rënduar gjendjen e njerëzve duke u bërë jehonë ëndrrës monstruoze që ata kanë duke përdorur COVID-in.

“Nëse komiteti do të thoshte që do të na duheshin më shumë teste atëherë do të blinim më shumë, kjo është strategji e jona . Në fund të ditës ka vetëm një mënyrë për të gjykuar situatën,  sa të infektuar ke sa fatalitete ke. Nëse në këto të treja Shqipëria nuk është asgjëkundi dhe në vende që kryesojnë listat atëherë të tjerat janë të gjitha llafe, prandaj jemi më të përgatitur për më të keqen që mund të ndodhë, qoftë në kapacitete në spitale apo në spitalet rajonale, sot nuk ka ndodhur, sot edhe në rajonin tonë jemi në parametrat më lehtësuese. Rëndimi i njerëzve duke i bërë jehonë ëndrrës monstruoze të atyre që braktisën parlamentin, që kalli mes shqiptarëve dëshpërimin ekstrem e ta kthejë në gjenerator lufte kundër qeverisë, është jehonë që tregon dembelizmin duke përdorur si aleat covid-in. Kemi një bilanc për të cilin të jemi të gjithë të lehtësuar me vetveten dhe njerëzit që bëmë gjithçka mundëm që Shqipëria doli me të gjitha pasojat që solli kjo luftë”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA