Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka hyrë në vetizolim, pasi u takua me një deputet, i cili më vonë doli pozitiv me COVID-19.
Johnson u takua të enjten rreth 35 minuta me deputetin, Lee Anderson, i cili një ditë më pas kishte simptoma të sëmundjes COVID-19.
Kryeministri tani do të punojë nga banesa e tij në Downing Street.
“Sot u njoftova që duhet të izolohem pasi kam qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, tha ai.
Kryeministri tha se ai ishte njoftuar nga shërbimi i testimit dhe gjurmimit të dielën dhe iu tha të vetizolohet, por është në gjendje të mirë. Në një video të hënën, ai i kërkoi të tjerëve të ndjekin rregulla dhe të vetizolohen nëse kontaktohen nga skena.
Në muajin prill, kryeministri Johnson kaloi tre net në kujdesin intensiv, pasi u infektua me koronavirus. Pas shërimit, ai tha se gjërat mund të kishin shkuar keq për të, dhe falenderoi punonjësit e shëndetësisë se i kishin shpëtuar jetën. Mbetet e paqartë se çfarë efekti mund të ketë infektimi i mëhershëm me koronavirus në imunitetin e një personi, por ekspertët mendojnë se riinfektimi mund të jetë i rrallë.
Top Channel