I gjithë Covidi i botës mund të mbahet me… një lugë çaji

16/11/2020 20:32

Nëse do të mblidhej, i gjithë koronavirusi që po infekton njerëzit në mbarë botën sot, do të zinte vetëm një lugë çaji.

Për shkak të përmasave mikroskopike, volumi total i virusit që ka infektuar 53 milionë vetë, do të ishte shumë i vogël. Përllogaritjet i bëri matematikani, Matt Parker.

“I gjithë kaosi i botës sot do të mblidhej në një lugë çaji telashe. Një grimcë e këtij virusi është shumë  e vogël, është thjesht kodi për të thyer mbrojtjen e qelizave të tjera”, shprehet ai. Parker u bazua në numrin e qelizave të organizmit dhe atë të të infektuarve me koronavirus për të llogaritur vëllimin e koronavirusit, i cili është një milionë herë më i vogël se një qelizë njerëzore.

Totali rezultonte vetëm 8 ml, ndërkohë që një lugë çaji mban 6 ml lëng. Në mbarë globin, regjistrohen sot më shumë se 55 milionë të infektuar me Sars Cov 2, dhe 1 milionë e 300 mijë të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA