Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku një 72 vjeçari i cili ishte i infektuar me COVID i ka shpërthyer bombola e oksigjenit në shtëpi.

Sipas policisë ngjarja është regjistruar rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, ku në banesën e M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga i moshuari pasi është i infektuar me COVID-19. Personi në fjalë është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar.

Fatmirësisht nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel