Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti socialist Anastas Angjeli.

Gjatë fjalës së tij deputeti tha se qeveria ka marrë propozimin e opozitës jashtëparlamentare në miratimin e buxhetit për vitin 2021, duke implementuar në buxhet rritjen e ndihmës ekonomike me 2.5 miliardë lekë. Ndërsa thirrjeve të opozitës për anulimin e koncesioneve, Angjeli iu përgjigj duke thënë se është e pamundur, pasi sipas tij pengon rigjenerimin e ekonomisë.

“Unë mendoj se në ndryshimet që u bënë sot në parlament ishte marrë vendimi i të gjithë komisioneve, ishte marrë i faktorëve të interesit, opozitës jashtëparlamentare dhe parlamentare. Një nga propozimet e zotit Basha pardje, nuk është se morëm propozimin e tij ne kishim politikën tonë. Ndoshta ai nuk e dinte dhe thoshte që ne do iu rrisim pagesën e ndihmës ekonomike, ndërkohë që ne kemi përfshirë 2.5 miliardë në buxhet dhe e kemi dyfishuar atë. Nga kjo pikëpamje unë mendoj që ne e kemi marrë shumicën në konsideratë por natyrisht brenda kornizës dhe maksimumit. Të anulosh koncesione, të anulosh investimet në ekonomi, kjo nuk bën vaki. Në qoftë se ti nga një anë dëshiron të godasësh krizën, të frenosh recensionin, që të kesh një ekonomi që të fillojë të rigjenerojë duhet të investosh në ekonomi. Është tjetër që një parti politike do të investojë në këtë prioritet”, u shpreh Angjeli.

Top Channel