Vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga shtëpia/ Korçë, gjendet i mbytur në pus një 89-vjeçar

15/11/2020 10:01

Mëngjesin e sotëm, një person i moshuar është gjetur i pajetë në një fshat të Korçës.

Policia njofton se rreth orës 08:00, në fshatin Barç u gjet i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Grupi​ hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel