Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të premte
Tre drejtues mjetesh kanë rënë në pranga në Durrës.
Bëhet fjalë për E. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Po kështu u arrestua A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur si dhe E. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.18, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel