Futbollisti spanjoll, Sergio Ramos ka thyer rekordin evropian për paraqitjet e ekipit kombëtar me prezencën e tij në fushë në sfidën ndaj Zvicrës, që ishte historike për të, por regjistroi dhe gabime.
Mbrojtësi influencues i Realit të Madridit kaloi portierin italian Xhanluixhi Bufon, pasi lojtari 34-vjeçar i La Rohas festoi paraqitjen e tij të 177 me Spanjën.
Sidoqoftë, për të prishur festën, ishin gabimet nga pika e bardhë e penalltisë. Ramos, i cili nuk kishte humbur një 11 metërsh për dy vjet dhe kishte shënuar 26 herë me radhë, këtë herë vuajti dy dështime. Në fillim Ramos humbi penalltinë në minutën e 56-të dhe më pas atë në minutën e 80-të që kishte sjellë përjashtimin e Elvedi-t. Gabimi i dytë ishte disi më komik me goditjen që u nis për një gol të bujshëm, por përfundoi në krahët e portierit.
Shtylla 34-vjeçare e Real Madrid ishte bërë më herët lojtari spanjoll me më shumë ndeshje për ekipin kombëtar. Paraqitja e parë e Sergio Ramos me “La Roja” daton në 26 mars 2005, në një ndeshje miqësore kundër Kinës. Ramos tani është 7 paraqitje nga rekordi botëror i të gjitha kohërave, i mbajtur nga ish-mesfushori sulmues egjiptian Ahmed Hassan, i cili u ndal në 184 paraqitje.
Top Channel