“Mos u mjekoni me receta WhatsApp-i”/ Manastirliu: Rimbursim dy paketave për COVID-19 në banesë

15/11/2020 13:19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median ka bërë të ditur vendimin për rimbursim të trajtimit ambulator në banesë.

Manastirliu theksoi se nga financimin prej 1.2 miliardë lekë, qytetarët do të përfitojnë nëpërmjet dy skemave sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Të dyja skemat e mjekimit janë pjesë e udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i familjes e di kur trajtohen, si trajtohen, kur merret skema e parë e trajtimit, çfarë elementësh ka skema e parë apo e dytë, këtë e përcakton mjeku”, tha Manastirliu.

Duke u shprehur se këto paketa mbështetëse vijnë në momentin e duhur, Manastirliu tha:

“Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë në vit”, tha Manastirliu.

Manastirliu u bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta WhatsApp-i.

Top Channel