Në një album të publikuar në rrjetin e saj social Facebook, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duket krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Në vazhdën e inspektimeve në terren për masat anti-COVID dhe procesin mësimor në shkolla të ndryshme të vendit, ajo duket se ka gjetur edhe një “mini-hapësirë” kohore për t’ia kushtuar një loje të shkurtër volejbolli me nxënësit. Loja është zhvilluar brenda kësaj jave gjatë vizitës në gjimnazin “Oso Kuka” të qytetit sportdashës të Shkodrës.

“E pata të vështirë t’i rezistoja ftesës së nxënësve për një lojë të shkurtër volejbolli gjatë vizitës në shkollën ‘Oso Kuka’ në Shkodër. Faleminderit për kohën dhe lojën e bukur!” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel