Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe nesër pritet të mos ketë ndryshime të motit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 13°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel