Ilaçi i artrit që po jep rezultate të shkëlqyera edhe kundër Covid-19

15/11/2020 10:42

Një ilaç, i cili përdoret për të trajtuar artritin duket se po jep rezultate edhe për kurimin e Covid-19. Sipas studimeve më të fundit, medikamenti i artritit ul vdekjet te të moshuarit në 2 të 3 e rasteve, duke rritur shpresat se do të shpëtojë shtresën më të rrezikuar.

Ilaçi i quajtur ”baricitinib” dhe i tregtuar me emrin “Olumiant”, është një medikament relativisht i ri për artritin reumatoid, i cili është vënë në dispozicion vetëm 3 vitet e fundit.

Tabletat ditore zvogëlojnë vdekjet me 71 për qind te ata me sëmundje të moderuar ose të rëndë, thonë studiuesit.

Ky ilaç është një “armë e fuqishëm” në luftën kundër koronavirusit dhe më e rëndësishmja është se funksionon tek të moshuarit./Shqip/

Top Channel