Ka humbur jetën nga Covid-19 kryetari i parë i bashkisë së Kavajës, Selim Veizi.

75-vjeçari nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen, e cila i shkaktoi komplikacione pas infektimit nga SARS-CoV-2. Veizi njihet si kryebashkiaku i parë i qytetit të Kavajës, pas ndryshimit të sistemeve dhe në vitet e para të një tranzicioni të gjatë e të vështirë.

Këtë nëntor, qyteti i Kavajës po përballet me një numër të lartë të infektuarish.

Top Channel