Covid-19/ Kthimi në normalitet, betejë për njerëzimin

15/11/2020 02:22

Ti mbijetosh Covid-19 është shumë e vështirë për ata që sëmuren rëndë, por kthimi në normalitet është një betejë po ashtu. Në këtë përfundim ka dalë një studim sipas të cilit, të mbijetuarit ka gjasa të përballen me vështirësi shëndetësore dhe financiare edhe muaj më vonë.

Një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Miçiganit, mbikqyrën 488 pacientë me Covid-19, të trajtuar dhe të dalë nga spitalet në Miçigan. Ata i mbajtën ata nën mbikqyrje për rreth dy muaj pas daljes nga spitali.

Një e treta e të mbijetuarve, raportuan probleme të vijueshme shëndetësore, si kollë, gjendje të re apo të përkeqësuar dhe humbje të vazhdueshme të shijes apo nuhatjes. Thuajse gjysma e tyre tha se ishte prekur emocionalisht nga sëmundja e tyre dhe një numër i vogël kishte kërkuar edhe kujdes shëndetësor pas daljes nga spitali. 36 për qind të të mbikqyrurve, raportuan të paktën një pasojë financiare nga sëmurja e tyre.

Nga ata të punësuar para sëmurjes, 40 për qind thanë se e kishin humbur punën apo ishin shumë të sëmurë për t’u rikthyer në punë. Vetëm rreth një e katërta e atyre që u kthyen në punë raportuan orë të reduktuara apo përgjegjësi të modifikuara. Sipas ekspertëve, këto të dhëna tregojnë se pasojat e Covid-19, shkojnë përtej sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA