“Verën e ardhshme ju pret një shetitore perlë”/ Rama premtim për Sarandën

14/11/2020 11:25

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamjet nga kantieri i punimeve në Sarandë, duke u zotuar për një “shëtitore perlë” në qytetin bregdetar të Jugut.

Në postimin e tij, Rama thotë se kjo shëtitore e re në Sarandë do të bëhet realitet verën e ardhshme.

“Të shkosh në Sarandë dhe të mos bësh dot një shëtitje në një hapësirë të gjerë buzë detit? Boll më, koha për ta bërë!

Ju jap fjalën me video që verën e ardhshme ju pret një shëtitore perlë.

Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet ”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Top Channel