U la në harresë ndër vite, u restaurua pak kohë më parë por sërish u mbyll shtëpia e At Gjergj Fishtës.

Çelësat e shtëpisë së restauruar u janë dorëzuar familjarëve, por ende nuk është gjetur një zgjidhje për mënyrën e administrimit.

Për studiuesin Frano Kulli është e papranueshme që shtëpia e kolosit të letrave shqipe vijon të qëndrojë e mbyllur sërish.

Kjo shtëpi sipas Frano Kullit është vizituar edhe kur ngjante si një gërmadhë, ai bën thirrje që kjo shtëpi të kthehet në një pikë pelegrinazhi sa më parë të jetë e mundur.

 

Top Channel