Raporti/ Nënat me ngjyrë, pesë herë më shumë shanse të vdesin gjatë lindjes, prej neglizhencës

14/11/2020 20:43

Një raport parlamentar në Britani ka zbuluar së fundmi pabarazi të mëdha në shifrat e vdekshmërisë gjatë lindjes mes nënave të bardha dhe atyre me ngjyrë.

Raporti thoshte se Komisioni i Lartë i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut në vend, nuk po mbron të drejtat e njerëzve me ngjyrë, ndërsa në një seksion të veçantë thuhej se nënat me ngjyrë kishin pesë herë më shumë shanse të vdisnin gjatë lindjes ose shtatzanisë, në krahasim me nënat e racës së bardhë.

Mesatarisht shtatë në 100,000 gra të bardha vdesin gjatë lindjes, 13 në çdo 100,000 gra me origjinë aziatike, dhe 23 në 100,000 gra me etni të përzier.

Ndërsa 38 në çdo 100,000 gra me origjinë etnike afrikane vdisnin mesatarisht gjatë lindjes, dhe shifra kishte tendenca rritjeje.

Raporti thoshte se megjithë kontrastin e realitetit, sistemi shëndetësor britanik nuk kishte objektiva për zbutjen e diferencave.

Kur autorët e raportit u pyetën për shifrat, Profesore Jacqueline Dunkley-Bent, nuk arriti të jepte një përgjigje të saktë: “Nuk jam e sigurtë se e dimë përgjigjen përse ka pabarazi mes rezultateve shëndetësore të grave të bardha dhe atyre me ngjyrë”.

Mungesa e shkaqeve zyrtare për vdekjet e grave zezake së bashku me atë të një plani për situatën shkakton rritje të stresit për to.

Tara-Jayne është shkrimtare dhe nënë me kohë të plotë, nga Kent në lindje të Anglisë.

Ajo tregon se eksperienca eksperienca e lindjes ishte aq traumatike sa nuk dëshiron ta vërë veten përsëri përballë saj. Ajo thotë se ndjehej e neglizhuar nga infermieret e mamitë. “Kur nisën kontraktimet kisha dhimbje të mëdha, nuk kisha provuar kurrë si ato, kërkova një mami të më ndihmonte por u desh të prisja dy orë për të ardhur dikush”.

FOTO GALERI
1/3
Tara-Jayne thote se gjate lindjes u ndje e injoruar dhe sikur nuk ishte e rendesishme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA