Rama në Vlorë, inspekton punimet që lidhin rrugën Transballkanike dhe portin! Banorët kundër shembjes së banesave

14/11/2020 14:01

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës ndërsa inspektimet në qytet i ka nisur nga zona pranë portit të Vlorës ku prej ditësh zhvillohet aksioni për zgjerimin e portit si një zgjatim i rrugës Transballkanike.

Projekti është kundërshtuar nga banorët pasi sipas tyre ata mbetën pa shtëpi. Disa banorë janë ndalur sot për të takuar Ramën për të shprehur shqetësimin sipas tyre.

Pas inspektimit kryeministri Rama ka qëndruar pranë banorëve. Projekti këtu do të bëhet tha Rama ndërsa deklaroi atë se çfarë do tu ofrohet banorëve.

“Kjo punë këtu do bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente, do të marrë bonus qiraje dhe strehohet për 3 vjet me pagesë nga Bashkia. Më pas bashkia ka programin e strehimit social. Kujt i takon më pas do të marrë apartament në kuadër të strehimit social” – tha Rama.

Jane rreth 15 banesa të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të portit dhe fazën vijuese me Lungomare në drejtim të plazhit të Vjetër.

Banesat datojnë deri rreth 50 vite më parë ndërsa të tjera jane nderuar këtë 10 vjeçar. Ndërsa procesi i shpronësimit është i pjesshëm për ata me proces legalizimi dhe i plotë për objektet më dokumentacion pronësore.

Top Channel