Rama-Manastirliu inspektojnë reanimacionin e ri në Spitalin e Vlorës: Shërbim me standarte europiane

14/11/2020 15:46

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar reanimacionin e ri të Spitalit Rajonal Vlorë, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 56 milionë lekë. Manastirliu deklaroi se reanimacioni i ri është një investim transformues i cili ofron sot shërbim me standarte europiane.

“Spitali i Vlorës falë investimeve të qeverisë shqiptare ka përmirësuar kapacitetet e reanimacionit duke rritur kapacitetet dhe duke ndërtuar një reanimacion me standarte europiane. Ky është reanimacioni që ka të gjithë parametrat dhe standartet europiane, mund ta krahasojmë me një reanimacion të spitalit tercial”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu nënvizoi se Spitali Rajonal Vlorë është gati dhe bën pjesë në skenarin e parë të hapjes së spitaleve rajonale pas plotësimit të kapaciteteve në spitale e dedikuar COVID për trajtimin e pacientëve me COVID19 që kanë nevojë për shërbim të specializuar spitalor.

“Spitali rajonal i Vlorës është pjesë e skenarit të parë për përfshirjen e spitaleve rajonale në trajtimin e të sëmurëve me Covid. Në skenarin e përfshirjes së 5 spitaleve të para, spitali i Durrësit, spitali i Vlorës, spitali i Shkodrës, spitali i Elbasanit dhe Korçës kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe vendosjen e pavioneve të veçntë për trajtimin e të sëmurëve në momentin që do të kemi një ezaurim të kapaciteteve 550 shtretër”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se për menaxhimi  e situatës së pandemisë janë alokuar 25 milion euro ndersa është fuqizuar flota e terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale.

“Edhe skenarët që kemi projektuar kanë shkuar paralelisht me rritjen e kapaciteteve, me investimet e qeverisë në kuadër të përballimit të situatës së Covidit, pasi janë 25 milion euro të dedikuara, brenda të cilës është edhe ky investim që është bërë në një kohë shumë të shpejtë”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës Bruna Mersini e ka konsideruar një investim transformues.

“Në 2014 ishte vetëm një ekografi te vjetër që i shërbente një komunitet të gjerë në Spitalin Rajonal të Vlorës, sot kemi një reanimacion të kompletuar, me 14 shtretër,  repsiratorë, 80 monitorë, aspiratorë, shiringa elektrike dhe mbi të gjitha kemi 5 mjekë të shkëlqyer reanimator dhe stafin e palodhur infermieror”, tha Mersini.

Top Channel