Pasojat emocionale dhe psikologjike, për shkak të krizës, që po shkakton Covid 19, do të ndihen për një kohë të gjatë, thonë ekspertët.

Institucionet ndërkombëtare po u bien kambanave të alarmit, për mundësinë e rritjes së numrit të vetëvrasjeve dhe përdorimit të drogës e alkolit. Ato po u bëjnë thirrje shteteve, që urgjentisht, paralelisht me masat kundër Sars-Cov 2, të marrin masa edhe për mbrojtjen e shëndetit mendor të popullatës.

Së fundi universiteti Oxford ka publikuar në revistën Lancet një studim ndër më të plotët deri tani.

Sipas tij personat e prekur nga Covidi, 3 muaj ose 90 ditë më pas, kanë rezultuar, 1 në 5 persona me shenja të ankthit, depresionit dhe pagjumësisë.

Përveç kësaj është dalë në përfundimin, që 65% e personave, që kanë vuajtur më parë probleme të shëndetit mendor, rezultojnë se janë më të prekshëm ndaj Covid 19.

Sepse sistemi ynë imunitar është shumë i ndikueshëm, që do të thotë se sa më të qëndrueshëm të jenë ekuilibrat tanë emocionalë, aq më të pakta do të jenë mundësitë që të infektohemi.

E gjithë popullata aktualisht duket se po përjeton një stres kolektiv. Por ne duhet t’I jetojmë ditët tona me qetësi dhe pa frikën ekstreme të infektimit nga ky virus, sepse ja ku na qenka, që një përqindje shumë e lartë e rasteve, që mbartin ankthin dhe panikun, mund të kenë tendencën, që të infektohen shumë më tepër nga virusi.

Top Channel