“Kjo është shtëpia ime, nuk mund t’ia lë atë turqve”/ Fshatarët armenë lënë pas shtëpitë e djegura

14/11/2020 15:15

Fshatarët përreth Nagorni Karabakut dogjën shtëpitë e tyre të shtunën para se të largoheshin drejt Armenisë, para skadencës së fundjavës që do të shohë territorin e shumëdiskutuar t’i dorëzohet Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Banorët në lagjen Kalbajar në Azerbajxhan, zonë që kontrollohet nga separatistët armenë, nisën një eksod masiv këtë javë pasi u njoftua se Azerbajxhani do të rimerrte kontrollin të dielën.

“Kjo është shtëpia ime, nuk mund t’ia lë atë turqve. Të gjithë do të djegim shtëpitë sot. Kemi kohë deri në mesnatë për të ikur. Kemi marrë me vete edhe eshtrat e prindërve tanë”.

Luftimet mes separatistëve të mbështetur nga trupat armene dhe ushtrisë azerbajxhanase, për Nagorni Karabakun, shpërthyen në fund të shtatorit dhe vazhdojnë prej gjashtë javësh.

Armenia të shtunën tha se 2317 luftëtarë të saj ishin vrarë në përleshje. Azerbajxhani nuk ka dhënë shifra për viktimat në radhët e ushtrisë së tij pavarësisht se shifra reale do të jetë jo pak e lartë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha javën e shkuar se numri i viktimave ishte shumë më i lartë se 4 mijë dhe se dhjetëra e mijëra njerëz ishin detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA