Fier/ Po lëvizte me shpejtësi, furgoni përfundon në kanal, çifti transportohet në spital

14/11/2020 18:19

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Qarr të Fierit gjatë pasdites të kësaj të shtuneje(14.11.2020).

Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Me furgonin udhëtonin burrë e grua. Gruaja është dërguar për në spitalin e Fierit

Shkak mendohet të ketë qenë lëvizja me shpejtësi në një aks pa ndriçim dhe kthesa e fortë.

Burime nga spitali i Fierit thonë se deri tani gjendja shëndetësore e dy të lënduarve është e qëndrueshme. Fatmirësisht është ndërhyrë në kohë pasi furgoni ka filluar mbushet me ujë.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti autoambulanca, zjarrfikësja dhe policia. Këta të fundit po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 17:35, në fshatin Qarr, Levan, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Top Channel