“Edi Rama është ky? Të faltë Zoti, mos ça kokë ça të thotë ai matufi”/ Si u prit kryeministri në Vlorë

14/11/2020 12:54

Kryeministri Edi Rama këtë mesditë ishte në Vlorë, ku inspektoi dy kantiere të reja ndërtimi që janë hapur së fundit, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.

“Dy zhvillime që lidhen me transformimin e madh të portit të qytetit në një port turistik, me hotele, restorante, dyqane, rezidenca të reja dhe spostimin e portit të mallrave tek Triporti, ku do të kemi një port të ri me standarde ndërkombëtare – dy investime masive këto që do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”, tha Rama.

Por hjatë këtij inspektimi nuk munguan dhe batutat e kryeministrit me qytetarët vlonjatë.

Qytetarja: Edi Rama është ky?
Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?
Qytetarja: Bëj të fala
Rama: Patjetër
Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor
Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.
Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.
Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë

Top Channel