​SHBA mund të ketë dy vaksina të aprovuara deri në fund të vitit

14/11/2020 22:01

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë dy vaksina të koronavirusit të aprovuara deri në fund të vitit, dhe 20 milionë doza mund të nisin që nga muaji tjetër, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Moncef Slaoui, i cili kryeson atë që njihet si ”Operacioni Warp Speed”, theksoi se ”projekti ishte në rrugën e duhur për të imunizuar 20 milion njerëz në muajt e ardhshëm dhe më pas 25-30 milion njerëz çdo muaj pas kësaj”.

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se vaksinat do të jenë në dispozicion gjerësisht deri në prill.

Në mënyrë të ngjashme, dy ilaçe që mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, janë në proces miratimi dhe mund të marrin autorizimin e këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA