Zheji del me një apel për politikën shqiptare. Ja çfarë kërkon opinionisti…

13/11/2020 17:20

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Artur Zheji.

Gjatë fjalës së tij analisti tha se në situatën aktuale që ndodhen ish-eksponentët më të lartë të UÇK-së, duhet të jemi të gjithë të bashkuar e solidar. Ai theksoi se sipas tij lufta e UÇK-së ka qenë e ndershme. Ndërsa shqiptarët në raport me pushtuesit Zheji i krahasoi me kameleonët, të cilët për të mbijetuar në xhungël ndryshojnë ngjyrën e lëkurës.

“Ka ndodhur dhe po ndodh një gjë e jashtëzakonshme në trevat shqiptare, një president i republikës është në gjykim. Pra ka ndodhur një tërmet shumë i madh që na prek të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi solidar me të vërtetën që anon nga Hashim Thaçi e UÇK-ja. Luftë të ndershme nuk ka, ka pasione, të vritet shoku, vëllai, kur sheh një familje të masakruar mund të shkrepet një këmbëz më shumë. Britanikët për hakmarrje të Londrës kanë bombarduar Leipzig-un, duke shkaktuar 300.000 të vrarë. Varet kush e shkruan historinë, fitimtarët apo të mundurit. Për fat të keq këtë vëllavrasjen apo këtë konflikt që ne kemi po na e shkruajnë historinë të mundurit dhe jo ne që jemi fitimtarë, kjo është drama. Kemi krizë të fortë indetitare, pra ne jemi një popull akoma kameleontik. Marrim ngjyrën e atij që na pushton, por mbeteni nën këtë petk po ashtu shqiptar, kjo ka qenë ndoshta e vetmja formë për të mbijetuar. Historia jonë është histori pushtimesh, të paktën këto 1 mijë vitet e fundit, nga Bizanti tek Perandoria Osmane e të tjera. Pra ne jemi një popull shumë kameleontik, pra kemi pasion si ajo kafsha që ndryshon ngjyrën për t’iu përshtatur xhunglës dhe ne xhunglës gjeopolitike që na ka rrethuar jemi përshtatur duke marrë ngjyrat e pushtuesit, kur pushtuesi ikën heqim atë lëkurë dhe dalim prapë shqiptar. Këto instinkte kanë mbetur shumë të forta tek shqiptarët. Sigurisht jemi shumë tradhtarë të vetes tonë dhe të atyre që na rrethojnë”, tha Zheji.

Top Channel