Tiranë/ Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen 6 të tjerë për…

13/11/2020 10:25

Policia njofton se është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje, si dhe janë arrestuar 6 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë kapur dhe ndalur shtetasin M. Z., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa letra bixhozi dhe çipsa pokeri. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. P., 45 vjeç, E. Sh., 41 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Ç. V., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse;

S. H., 51 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dëmtuar rrethimin e jashtëm të një banese, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel