Presidenti Ilir Meta dha disa argument se përse ligji për Metrologjinë nuk duhej miratuar.
“Ligji për Metrologjinë, me përmbajtje të lartë antikushtetueshmërie. Hartuesit e këtij ligji duhet të ndiqen penalisht. Dëmton taksa paguesit,nuk duhej miratuar Me ligjin për “Metrologjinë”, krijuan skemën për qëllime klienteliste”.
Sipas kreut të shtetit ky ligj ka nevojë urgjente për tu hetuar nga SPAK.
“Vura në dijeni SPAK-un, të nisë menjëherë hetimet SPAK-u mund të evidentojë shkelje edhe më të rënda. Ligji për “Metrologjinë” të hetohet edhe të bëhet shembull”.
Kuvendi miratoi me 89 vota pro,13 kundër dhe 6 abstenim projektligjin për metrologjinë, i cili ka për qëllim shtimin e kontrolleve ndaj pompave të gazit dhe të naftës, në pikat e karburanteve. Kjo bëhet sipas qeverisë për të garantuar sasinë e naftës dhe gazit si dhe për të mbrojtur konsumatorët nga çdo shkelje që mund të kryhet. Por ligji i miratuar nuk u dekretua nga presidenti Meta i cili ia ktheu kuvendit.
Top Channel