Sanatorumi i Tiranës është kthyer që në fillim të pandemisë në spital kovid dhe atje mjekët trajtojnë me qindra të sëmurë me simptoma të rënda.

Një grup i Top Channel hynë dje brenda pavijoneve për të treguar direkt atë që ndodhte brenda spitalit dhe që u transmetua dje në emisionin Open.

Kolegia Sidorela Gjoni dhe operatori Denian Sevi, kanë përgatitur një reportazh me rrëfimet e të sëmurëve dhe të mjekëve që kujdesen për ta.

Top Channel