![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-11-at-19.58.24-800x450.jpeg)
“Do e bëjmë gjithçka mavi”, arrestimi i Veliajt tre muaj para zgjedhjeve, Rama: Është e qartë tani, do të jem edhe unë këtu në Tiranë!
11/02 20:06
Mbrëmjen e sotme, kryeministri, Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.
Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar edhe emrin që i thërret ministres Balluku ndryshe nga sa jemi mësuar ta dëgjojmë.
Në një moment Rama dëgjohet duke thënë: Bela, Bela është ministre që i duhet kohë e mirë por i duhet edhe kohë e keqe. I duhet edhe shiu për energjinë por edhe koha e mirë për infrastrukturën.
Kujtojmë se pak kohë më parë, ishte ministrja Balluku e cila tha se i thërriste Ramës, shkurt KM, që nënkupton kryeministër.
Top Channel