Po përjeton simptoma gripi/ Gazetarja i nënshtrohet tamponit: Na plevitosi bahçja e Rudina Dembacajt

13/11/2020 14:34

Gazetarja Iva Tiço, ka mbështetur nismën e iniciuar nga aktorja Rudina Dembacaj, e titulluar “Malësoret e Mia”. Nisma në fakt ka si qëllim ndihmën për vajzat që kanë vështirësi ekonomike dhe nuk mund të shkollohen.

Rudina Dembacaj, me anë të një video mesazhi për emisionin “Shqipëria Live”, tha se ajo ka menduar t’i ofrojë vajzave malësore bursa studimi, ku përfshihet akomodimi, ushqimi dhe gjithçka tjetër e nevojshme. Ndërkaq për të promovuar këtë nismë, aktorja ka organizuar një festë në oborrin e lokalit që është në administrim të partnerit të saj, ish-deputetit Mark Frroku.

Në këtë festë, ka qenë e pranishme dhe gazetarja Tiço, e cila pas dëfrimit ka nisur të përjetojë simptoma gripi. E frikësuar se mos simptomat mund të jenë një paralajmërim koronavirusi, gazetarja tha se i është nënshtruar tamponit dhe është në pritje të përgjigjes. Më tej ajo tregoi se familjarët e saj dhe bashkëshorti nuk po përjetojnë simptoma, e për këtë arsye mendon se po kalon një ftohje të lehtë. “Na plevitosi bahçja e Rudinës”, tha ndër të tjera Tiç.

“Na plevitosi bahçja e Rudinës, partneri im nuk ka shqetësim asnjëlloj simptome kështu që mendoj se kam një ftohje të lehtë dhe plevitosje”, deklaroi gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA