Një tjetër mësues humb betejën me covid/ Ministrja Kushi: Hidhërim që duhet të na bëjë më të fortë, të vëmendshëm e të kujdesshëm

13/11/2020 12:03

Një tjetër mësuese në vendin tonë ka humbur betejën me covid. Violeta Liçaj nga Fieri u nda nga jeta ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një mesazh ngushëllimi.

Kushi shkruan në ‘Facebook’ se mësuesja e vyer Violeta Licaj ishte një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh dhe ikja e saj la pas dhimbje të thellë për të gjithë.

Statusi

Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje.

Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!

Top Channel