Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Ndër të tjera  kërkohet dezinfektimin e objekteve që prekim dhe duhet të shmangim shtrëngimin e duarve.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëngimin e duarve. Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, apelon Ministria.

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/3240053712772350

Top Channel