“Mbi Kushtetutën vetëm populli”/ Meta: Më 25 prill, një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik!

13/11/2020 15:55

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një statusi në facebook, duke iu referuar edhe deklaratave mbajtur në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik.

“Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme. KUSHTETUTA mbi të gjitha. MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

“Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI. 🇦🇱”.

Top Channel