Arqipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo ka rezultuar pozitiv me Covid një ditë më parë.

Informacionet që vijnë nga mjekët e spitalit të Miuli-t “Acquaviva delle Fonti”, në Bari, thonë se gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme.

I mbërritur në repartin Covid të Spitalit, Imzot Frendo i është nënshtruar një terapie të përshkruar nga mjekët.

Deri më tani, përgjigjja e Imzot Frendos, ndaj kësaj terapie është mjaft pozitive.

Top Channel