Emrat/ OFL u kërkon pasurinë dy shitësve të drogës e një grabitësi banke

13/11/2020 12:45
Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy të dënuarve që merren me prodhim e shitje droge dhe një hajduti bankash e arka kursimesh.

Të dënuarit janë Veizaj (Memaj),  banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Hekuran Gerbi banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Saimir Bubeqibanues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Njoftimi i OFL:

OFL, 13 nëntor/Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Veizaj (Memaj),  banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Hekuran Gerbi banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Saimir Bubeqibanues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

Top Channel