“E injektuar nga opozita”/ Rama zbardh mesazhin e personazhit të njohur: Më tha, nuk flija dot gjumë nga ankthi

13/11/2020 15:41

Kryeministri Edi Rama ndërsa fliste për situatën e pandemisë, dhe akuzave të opozitës, përmendi dhe një mesazh që i kishte ardhur në telefon nga një personazh i njohur për të gjithë, por pa ja bërë publik emrin.

“Nuk kam autorizim t’ja përdor emrin por është një figurë publike që e njihni të gjithë ju,. Më thoshte ‘Nuk arrija dot të flija gjumë nga ankthi që nëse do të infektohem nuk do të gjeja më shtrat në një spital.’

Ishte një mesazh çlirimi, nga barra e tmerrshme shpirtërore dhe mendore qe ia kishin çuar si atij edhe shumë të tjerëve, që ia kishte injektuar opozita. Që nuk ka ilaçe, që edhe vetë mjekët po vdisnin. Por nuk është e vërtetë, mund të ishte edhe e vërtetë…parafytyroni Belgjikën, çfarë mund të diskutojmë për nivelin ekonomik, i kanë detyruar në një spital mjekët e infektuar dhe infermieret e infektuara që të vazhdojnë punën, se nuk kanë më mundësi, nuk kanë zgjidhje, në një spital Covid. Mendoni Hollandën, detyrohen të nxjerrin pacientët në Gjermani se nuk dinë ku t’i çojnë më. Nuk del Opozita në Belgjikë të akuzojë qeverinë për terrorizëm shtetëror”, tha Rama.

Top Channel