Një zjarr i ndezur jashtë rrethimit të portit detar të Durrësit ka alarmuar autoritetet portuale.

Zjarri është konstatuar në pjesën prapa kapitenerisë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit e portit që kanë vënë situatën nën kontroll.

Disa gomave u është vënë zjarri dhe dyshohet se ky mund të ketë qenë një akt i refugjatëve të huaj, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme që qëndrojnë në Durrës në pritje për të shkuar drejt vendeve të BE-së.

Top Channel